NË MALISHEVË, JANË HAPUR ME KOHË TË GJITHA QENDRAT E VOTIMIT

NË MALISHEVË, JANË HAPUR ME KOHË TË GJITHA QENDRAT E VOTIMIT

Të gjitha qendrat e votimit në Malishevë janë hapur në ora 07:00 të mëngjesit.

Sipas Rexhep Zogaj, kryetar i KKZ-së në Malishevë, deri më tani nuk ka pasur asnjë telashe në pikat e vendvotimit. Në Malishevë, janë hapur 35 qendra të votimit, me 71 vendvotime, ku të drejtë vote kanë 48 mijë e 047 banorë të Malishevës.