Në emisioni “PULS” në Kohavizion në debatin rreth sistemit të drejtësisë në Kosovë dhe sfidave të gjykatës më madhe në vend, Gjykatës Themelore në Prishtinë, Betim Musliu nga Instituti i Kosovës për Drejtësi tha se shpreson se gjykatëseve të Gjykatës Themelore të Prishtinës t’ ju këtë shtuar guximi të gjykojnë rastet e korrupsionit.
“Sot i kemi 2000 persona që janë në procedura që kanë të bëjnë me vepra penale të korrupsionit, janë persona të cilët pra iu kanë bërë kallëzime penale dhe për këtë ekziston një Plan i Veprimit për shtimin e efikasitetet në luftën dhe rastet kundër korrupsionit. Nëse i shohim edhe me pozita edhe me rastet të cilat janë hedhur poshtë, atëherë rezulton se në Kosovë nuk ka luftim të korrupsionit. E para sepse korrupsioni i vërtetë nuk po ndiqet, pra shifrat të cilat janë sot në procedurë hetimore nga Prokurori i Shtetit , nuk janë shifra që flasin për veprimtari të mbarë korruptive dhe nuk janë shifra që tregojnë se korrupsioni i vërtetë po ndiqet”.
Ndërkaq kryetari i Gjykatës Themelore në Prishtinë, Hamdi Ibrahimi bëri të ditur se ka raste të profileve të larta siç janë ministra dhe ish- ministra, që gjykohen në departamentin e Krimeve të Rënda . “Kemi disa raste që i referohen natyrës korruptive ku janë emra të ministrave dhe ish ministrave. Ka disa, nuk dua të flas me emra por ka akuza. Numri nuk është aq i madh sa thuhet”, ka thënë ai.