Gjykata Themelore në Ferizaj ka dënuar Shefik Rrahmanin dhe Avdullah Zenelin me 6 muaj burgim, për marrje ryshfeti, kurse Haziz Hajdarin me 1 vit burgim me kusht për dhënie të mitës.
Shefik Rrahmani teknik i pylltarisë dhe Avdullah Zeneli pylltar janë dënuar me 6 muaj burg për marrje ryshfeti, ndërsa Haziz Hajdari me një vit burg me kusht për shkak të dhënies së mitës.