Mbi 5 400 ankesa të serbëve pranohen

Mbi 5 400 ankesa të serbëve pranohen

PZAP-i konstaton shkelje të bërë nga KQZ-ja. Nga numri prej 16 385 ankesave, PZAP-i ka refuzuar si të pabazuara 1 419 ankesa, ka miratuar si të bazuara 5 458, ka hedhur si të parregullta 349 dhe pas afatit 4 ankesa.

Në orët e paradites së djeshme, të mërkurën, PZAP-i ka përfunduar me shqyrtimin e tërësishëm të pakos së ankesave, të refuzuara nga KQZ-ja, të cilat në emër të votuesve të regjistruar jashtë Kosovës, Serbi dhe Mal të Zi, i ka adresuar misioni i OSBE-së për shqyrtim, në cilësinë e ndërmjetësuesit lehtësues për organizimin e zgjedhjeve të 3 nëntorit, sipas marrëveshjes së 19 prillit të këtij viti. Këtë përfundim të procesit të shqyrtimit të ankesave e konfirmoi për ‘Kosova Sot’ vetë kreu i PZAP-it Shukri Sylejmani. Në bisedë për gazetën ai ka polemizuar edhe me anëtarët e KQZ-së, të cilët ditët e fundit e kanë akuzuar PZAP-in për shkelje të ligjit dhe për rënie nën ndikimin politik.