MBAHET TAKIMI I RADHËS I KËSHILLIT PROKURORIAL TË KOSOVËS

MBAHET TAKIMI I RADHËS I KËSHILLIT PROKURORIAL TË KOSOVËS

Është mbajtur takimi i gjashtëdhjetedytë i Këshillit Prokurorial të Kosovës, i kryesuar nga kryeprokurori i Shtetit, dhe njëherësh kryetari i Këshillit,  z. Ismet Kabashi.

Në këtë takim u shqyrtua dhe u miratua raporti i Njësitit për Shqyrtimin e Performancës së Prokurorive, lidhur me zbatimin e planit të veprimit për ngritjen e efikasitetit të sistemit prokurorial, në luftimin e korrupsionit, si dhe për verifikimin dhe mbikëqyrjen e të dhënave të futura në mekanizmin përcjellës. Ky raport u miratua me disa rekomandime të prezantuara nga Komisioni për mbikëqyrjen dhe verifikimin e të dhënave, si dhe, nga rekomandimi i Kryeprokurorit të Shtetit z. Ismet Kabashi, se nëse, në të gjitha ato prokurori ku janë konstatuar mungesa, dhe ato mungesa mund t’i atribuohen neglizhencës, apo mos vullnetit të punëtorëve të prokurorive t’i zbatojnë vendimet e Këshillit Prokurorial të Kosovës që të fillojnë procedurat disiplinore ndaj tyre, në të kundërtën KPK do të fillojë procedura disiplinore ndaj Kryeprokurorëve.