Një qytetar i Gjakovës është kërcënuar me jetë nëse vazhdon ta përkrahë Mimoza Kuasrin dhe AKR’në në balotazhin që do të mbahet më 1 dhjetor.
Ai është Petrit Llugagjija,, i cili e ka raportuar rastin në Policinë e Kosovës.
Pas këtij lajmërimi, Policia ka ndalur të tre anëtarët e AAK’së, ndërsa vetëm Misad Ndrecajn e ka arrestuar.
Në një bisedë për Express, Llugagjija, ka treguar se kërcënimi ka ardhur për shkak se zyrtarët e AAK’së kanë menduar se ai po e përkrahë Mimoza Kusarin.