KQZ shpjegon procedurat e votimit në zgjedhjet e 3 nëntorit

KQZ shpjegon procedurat e votimit në zgjedhjet e 3 nëntorit

Në një prononcim për Radio Kosova, Valmir Elezi, zëdhënës, i Komisionit Qendror Zgjedhor ka shpjeguar procedurat e votimit në ditën e zgjedhjeve lokale kur do të votohet për kryetar të Komunës dhe për këshilltarët e Kuvendeve Komunale.

“Në Ditën e Zgjedhjeve të gjitha vendvotimet do të hapen në orën 07:00 dhe do të mbyllen në ora 19:00 Pasi të identifikoheni në vendvotim dhe të kryeni procedurat tjera një anëtar tjetër do t’iu spërkas gishtin me një ngjyrë të padukshme. Do të merrni fletëvotimet, njëra për kryetar të komunës dhe tjetra për kuvendin komunal të cilat janë të vulosura mbrapa dhe në kabinën e votimit duhet të bëni zgjedhjen tuaj. Dhe krejt në fund, fletëvotimet i palosni dhe i hidhni në kutitë e votimit,” ka shpjeguar ai.