Pozita: Praktikant Monitorues/Hulumtues në Institutin e Kosovës për Drejtësi
18/03/2018
ZGJATET AFATI I APLIKIMIT DERI MË 31 MARS 2018: KONKURS PËR PUNË
Ju që konsideroni për të aplikuar në këtë konkurs, sigurohuni që e kuptoni drejtë misionin dhe vlerat që promovon shoqëria civile. Inkurajohen të aplikojnë vetëm personat profesionistë, kreativ dhe shumë entuziastë, të cilët kanë qasje proaktive në ndërtimin dhe promovimin e vlerave në fushën e sundimit të ligjit.
IKD është vend i mundësive për ide të reja, avancim profesional dhe për të ju ofruar mundësi që përmes aktivizmit qytetarë të ndikoni drejtpërdrejtë në përmirësimin e zhvillimit dhe zbatimit të drejtë të politikave në fushën e sundimit të ligjit në Kosovë. Për të arritur këtë ndikim, kërkohen persona profesionistë që kanë ideale, besojnë dhe punojnë pakursyer për të kërkuar drejtësi dhe qasje të barabartë në drejtësi për të gjithë qytetarët.
IKD inkurajon fuqishëm të gjithë ata persona që nuk e gjejnë vetën në këto vlera që mos të kandidojnë në këtë konkurs.
Për të gjithë ato vajza dhe djem që i bashkohen vlerave të lartë shënuara, IKD ofron mundësi të barabarta që t’i bashkohen ekipit tonë në këto pozita:
- PRAKTIKANT MONITORUES/HULUMTUES NË PRISHTINË
- PRAKTIKANT MONITORUES/HULUMTUES NË PRIZREN
- PRAKTIKANT MONITORUES/HULUMTUES NË MITROVICË
- PRAKTIKANT MONITORUES/HULUMTUES NË VUSHTRRI
- PRAKTIKANT MONITORUES/HULUMTUES NË FERIZAJ
- PRAKTIKANT MONITORUES/HULUMTUES NË PEJË
- PRAKTIKANT MONITORUES/HULUMTUES NË GJAKOVË
- PRAKTIKANT MONITORUES/HULUMTUES NË GJILAN
- PRAKTIKANT MONITORUES/HULUMTUES NË PODUJEVË
- PRAKTIKANT MONITORUES/HULUMTUES NË DRENAS
- PRAKTIKANT MONITORUES/HULUMTUES NË LIPJAN
- PRAKTIKANT MONITORUES/HULUMTUES NË SKENDERAJ
- PRAKTIKANT MONITORUES/HULUMTUES NË DEÇAN
- PRAKTIKANT MONITORUES/HULUMTUES NË KLINË
- PRAKTIKANT MONITORUES/HULUMTUES NË ISTOG
- PRAKTIKANT MONITORUES/HULUMTUES NË DRAGASH
- PRAKTIKANT MONITORUES/HULUMTUES NË SUHAREKË
- PRAKTIKANT MONITORUES/HULUMTUES NË SHTËRPC
- PRAKTIKANT MONITORUES/HULUMTUES NË KAÇANIK
- PRAKTIKANT MONITORUES/HULUMTUES NË KAMENICË
- PRAKTIKANT MONITORUES/HULUMTUES NË VITI
- PRAKTIKANT MONITORUES/HULUMTUES NË MALISHEVË
- PRAKTIKANT MONITORUES/HULUMTUES NË RAHOVEC
PËR POZITËN PRAKTIKANT MONITORUES/HULUMTUES DETYRAT DHE PËRGJEGJËSITË KRYESORE TË PUNËS JANË:
– Monitorimi i institucioneve publike (me fokus në sistemin e drejtësisë);
– Hulumtimi në teren, mbledhja dhe analiza e të dhënave primare dhe sekondare të hulumtimeve;
– Monitorimi, hulumtimi dhe raportimi në baza ditore nga gjykatat, prokuroritë, policia, etj;
– Hulumtimi dhe raportimi për tema problemore në fushën e sundimit të ligjit;
– Hulumtim ligjor;
– Shkrimi i raporteve dhe analizave ligjore në fushën e sundimit të ligjit;
Edukimi dhe shkathtësitë:
– Së paku studimet bachelor në Fakultetin Juridik;
– Shkathtësi të larta të shkrimit akademik;
– Kanë përparësi kandidatët që njohin gjuhën angleze;
Dokumentet e aplikimit:
– CV personale
– Letër e motivimit (në gjuhën shqipe dhe angleze)
– Letër e rekomandimit
Angazhimi i këtyre praktikantëve do të kompensohet. Puna praktike fillimisht do të jetë e përcaktuar për periudhën kohore prej tre (3) muajve, me mundësi vazhdimi deri në maksimum dymbëdhjetë (12) muaj.
Varësisht prej performancës së praktikantëve gjatë punës praktike si dhe mundësive të organizatës, kandidatët e suksesshëm mund të bëhen pjesë e stafit të IKD-së.
Jemi në kërkim të personave të interesuar për të punuar në një mjedis kreativ dhe sfidues pune, me një ekip të ri, të motivuar dhe profesional, me mundësi për t’u avancuar në fusha akademike e profesionale si dhe me mundësi reale për të ndikuar drejtpërdrejt politikën publike në fushën e sundimit të ligjit në Kosovë.
IKD është vend i mundësive të barabarta andaj inkurajohen femrat si dhe komunitetet jo-shumicë në Kosovë që të aplikojnë.
Në konkurs konsiderohen vetëm aplikantët, të cilët janë apartiak. Të tjerët inkurajohen të mos aplikojnë.
Aplikacionet pranohen deri më 31 mars 2018 në orën 17:00, dhe ato duhet të dërgohen vetëm në e-mailat: punesim@kli-ks.org ose info@kli-ks.org me titull: Aplikim për Praktikant/Monitorues/Hulumtues për cilin rajon aplikoni, psh nëse aplikoni për Prishtinë atëherë subjekti duhet të shkruhet:
“APLIKIM PËR PRAKTIKANT/MONITORUES/HULUMTUES NË PRISHTINË”,
“APLIKIM PËR PRAKTIKANT/MONITORUES/HULUMTUES NË DRENAS” etj.
Vetëm kandidatët e përzgjedhur në bazë të dokumenteve të aplikimit do të ftohen për tu konsideruar.