KONKURS PËR MONITORIMIN E SEANCAVE GJYQËSORE NGA QYTETARËT

KONKURS PËR MONITORIMIN E SEANCAVE GJYQËSORE NGA QYTETARËT

KONKURS PËR MONITORIMIN E SEANCAVE GJYQËSORE NGA QYTETARËT

Prishtinë, 16 nëntor 2021 – Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD) në bashkëpunim me Misionin e Bashkimit Evropian në Kosovë (EULEX) është në proces të zbatimit të projektit “Ndërtimi i besimit në sistemin gjyqësor dhe ngritja e realizimit të të drejtave të njeriut përmes monitorimit të seancave gjyqësore nga qytetarët”.

IKD dhe EULEX përmes këtij projekti kanë për qëllim ngritjen e transparencës në sistemin e drejtësisë në Kosovë, përmirësimin e të drejtave dhe lirive të njeriut dhe zbatimin e standardeve ndërkombëtare për gjykim të drejtë, të pavarur dhe të paanshëm, përmes monitorimit të seancave gjyqësore në çështjet penale nga ana e qytetarëve (të cilët janë pa kualifikime profesionale), duke marr për bazë pyetësorët e përgatitur nga IKD dhe EULEX.

Instituti i Kosovës për Drejtësi, me qëllim të zbatimit të këtij Projekti, shpall konkurs për njëzet (20) pozita të hapura për individët e interesuar për të marr pjesë në monitorimin e seancave gjyqësore në të gjitha gjykatat e Kosovës.

Çdo individ i zgjedhur duhet të monitorojë 25 seanca gjyqësore, në afatin kohor prej dy muaj. Shuma për çdo seancë të monitoruar do të jetë në vlerë prej 15 euro bruto.

Të interesuarit që dëshirojnë të jenë pjesë e këtij Projekti, duhet të plotësojnë këto kushte:

  1. Të jenë qytetarë të Republikës së Kosovës;
  2. Të jenë të moshës mbi 18 vjeç (inkurajohen të aplikojnë edhe individët e pensionuar);
  3. Të mos jenë të dënuar për vepra penale.
  • Përparësi kanë ata që nuk kanë kualifikime profesionale;
  • Përparësi kanë kandidatët të cilët nuk janë në marrëdhënie pune.

Në këtë konkurs përjashtohen juristët dhe studentët e juridikut.

Gjatë përzgjedhjes do të sigurohet kuota e rezervuar për qytetarët e Kosovës që iu takojnë komunitetit jo-shumicë në Kosovë, gjinisë femërore dhe moshës së shtyrë.

Konkursi është i hapur në tërë territorin e Republikës së Kosovës, nga data 16 deri më 21 nëntor 2021.

Kandidatët e interesuar duhet të paraqesin interesimin e tyre, duke kontaktuar përmes mundësive më poshtë:

Email: punesim@kli-ks.org

Telefonit: 044100679

Adresa: Rruga Rrustem Statovci, Hyrja 1, nr. 1, Prishtinë.

Vetëm kandidatët e përzgjedhur që i plotësojnë kushtet do të njoftohen.