Konfuzion në veri të Kosovës

Konfuzion në veri të Kosovës

Zgjedhjet lokale në veri të Kosovës u zhvilluan në atmosferën e dhunës dhe kërcënimeve. Kundërshtarët e zgjedhjeve shpallën suksesin e bojkotit, në Beograd vlerësohet se një gjë e tillë komplikon situatën e serbëve.Kjo mund të pritej që gjatë zgjedhjeve në veriun e Kosovës mund të kishte konfrontime politike dhe fizike, sepse fushata bojkotuese ka qenë intensive dhe e gjatë, thotë për DW gazetari i Politikës, Boshko Jakshiq. Autoritetet e Beogradit nuk kanë patur mënyra efektive për të kundërshtuar një gjë të tillë, thotë Jakshiç.