Një panel prej tre gjyqtarëve, dy ndërkombëtarë dhe një vendor – të Gjykatë së Apelit – ka konfirmuar aktakuzën ndaj Fatmir Limajt dhe të tjerëve lidhur me rastin “MTPT 1”. Gjykata ka vendosur që ta pranojë pjesërisht ankesën e Prokurorisë, duke i shpall të pranueshme provat e siguruara gjatë bastisjes së shtëpisë Fatmir Limajt në vitin 2010.
Pas këtij vendimi Gjykata Themelore në Prishtinë do të vazhdojë shqyrtimin kryesor ndaj konfirmimit të aktakuzës për Fatmir Limajn, Nexhat Krasniqin, Endrit Shalën dhe Florim Zukës. Vendimi është marr më 5 mars 2014, pasi kohë me parë Prokuroria kishte bërë ankesë për konfirmimin e aktakuzës.