Komunikatë për Media

Komunikatë për Media

Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD) në bashkëpunim me Prokurorin e Shtetit dhe OJQ INPO, kanë organizuar të martën në Ferizaj tryezën e pestë me radhë “Drejtësia në zgjedhjet e 3 nëntorit”.

Betim Musliu nga IKD, tha se qëllimi i kësaj tryeze ishte ngritja e debatit dhe senzibilizimi i të gjithë akterëve, partive politike dhe opinionit të gjerë rreth gatishmërisë së institucioneve të drejtësisë për të luftuar çdo veprim në drejtim të manipulimit të votave në zgjedhjet e 3 nëntorit 2013. Musliu, tha se manipulimi masiv që ka ndodhur në zgjedhjet e vitit 2010, ka përfshirë një numër enorm të komisionerëve të akuzuar për manipulimin e votave, duke kthyer Kosovën mbrapa në të gjitha proceset, duke nxjerrë institucione jo shumë legjitimite dhe duke dëmtuar imazhin e Kosovës në sy të botës.

Koordinatorja Nacionale për zgjedhje nga Prokurori i Shtetit, znj. Laura Pula, tha se Prokurori i Shtetit është shumë proaktiv, pasi ka nënshkruar memorandum bashkëpunimi dhe ka krijuar PSV. Ajo theksoi se parimi kryesor që del nga PSV-të është ndalim/arrestimi i të gjithë personave të cilët në një apo mënyrë tjetër do të veprojnë kundër të drejtave të votimit. “Do të reagojmë dhe arrestojmë persona edhe në rastet kur kryhen veprat penale kundër të drejtave të votimit dhe nuk lajmërohen nga përgjegjësit që duhet ta bëjnë këtë … Do të ndalojmë edhe ata persona që deklarojnë rrejshëm, të cilat krijojnë opinion të gabuar për qëllime të caktuara”.  Pula tha se janë caktuar 50 prokuror në të gjithë territorin e Kosovës që së bashku me Hetues nga Policia e Kosovës do të kooperojnë për të luftuar çdo lloj veprimtarie që biesh ndesh me veprat penale kundër të drejtave të votimit.

Ndërkaq, gjykatësi në Gjykatën Themelore të Ferizajt, Sahit Krasniqi, tha se Kodi Penal i Kosovës i ka ashpërsuar dënimet për veprat penale kundër të drejtave të votimit, duke i kategorizuar ato si krime të rënda, në një kapitull të veçantë. Krasniqi, tha se Gjykata Themelore në Ferizaj, ka shqiptuar dënime të ashpra ndaj të gjithë atyre për të cilët është vërtetuar se janë përfshirë në manipulime, duke iu caktuar dënime me burgim efektiv. “Gjykata jonë ka qenë ndër të parat që ka shqiptuar dënime me burgim për krimet e zgjedhjeve dhe kjo tregon se dënimet kanë qenë në përputhje me dëmin e shkaktuar nga manipuluesit e votave”.

 

Komunikaten e plote e gjeni te bashkangjitur ne linkun