Komunikatë për Media

Komunikatë për Media

Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD) në bashkëpunim me Prokurorin e Shtetit, dhe Syri i Vizionit kanë organizuar të enjtën në Pejë tryezën “Drejtësia në zgjedhjet e 3 nëntorit”, me pjesëmarrjen e të gjithë akterëve të institucioneve të drejtësisë të nivelit qendror dhe lokal, me kandidatët e partive politike, shoqërinë civile dhe mediat.
Betim Musliu nga IKD, tha se qëllimi i kësaj tryeze është ngritja e debatit dhe senzibilizimi i të gjithë akterëve, partive politike dhe opinionit të gjerë rreth gatishmërisë së institucioneve të drejtësisë për të luftuar çdo veprim në drejtim të manipulimit të votave në zgjedhjet e 3 nëntorit 2013. Ky rol proaktiv sivjet është bërë me inciativë të Kryeprokurori të Shtetit, i cili ka aktivizuar institucionet e drejtësisë, në parandalimin dhe luftimin e veprave penale kundër të drejtave të votimit. Musliu tha se ky rol proaktiv ishte rekomandim i dal nga raporti i IKD-së i publikuar vitin e kaluar “Krimi i Organizuar në zgjedhje: Analizë e politikës së ndjekjes dhe dënimeve”.

Përfaqësuesit e institucioneve thanë se në ditën e zgjedhjeve prokurorët së bashku me policinë do të shfrytëzojnë dispozitat ligjore për të verifikuar dhe ndalur të gjithë personat e inkriminuar, të cilët do të ndalen dhe arrestohen me urgjencë.

Policia e Kosovës sipas analizave që ka bërë ka përgatitur edhe planet e veta të veprimit. Ata thanë se duke mësuar shumë nga përvojat e kaluara së bashku me prokurorët do ti zbatojnë PSV-të në mënyrë të efektshme që askush të mos cenoj votën e lirë të qytetarëve.

 

Komunikatën e plotë e gjeni duke klikuar këtu