KFOR-i ndërhyri në veri me kërkesë të EULEX-it

KFOR-i ndërhyri në veri me kërkesë të EULEX-it

Forcat ndërkombëtare në Kosovë, KFOR-i, ka ndërhyrë mbrëmë pas sulmeve të ekstremistëve serbë në vendvotimet në pjesën veriore të Mitrovicës, ka bërë publike sot KFOR-i përmes një komunikate. “Dje, në orët e hershme të pasditës pjesëtarët e KFOR-it kanë ndërhyrë me shpejtësi pas sulmeve në vendvotime në pjesën veriore të Mitrovicës. Me kërkesë të EULEX-it, forcat e KFOR-it, paraprakisht të sistemuara në veri të Kosovës me qëllim që të kontribuojnë për një ambient të sigurt e të parrezikshëm  si dhe për të siguruar lëvizje të lirë gjatë zgjedhjeve, menjëherë kanë ndërhyrë”, thuhet në komunikatën e tij.