Informata rreth projektit të monitorimit dhe vlerësimit të zbatimit të Planit të Veprimit lidhur me rritjen e efikasitetit të sistemit prokurorial në luftimin e korrupsionit

Informata rreth projektit të monitorimit dhe vlerësimit të zbatimit të Planit të Veprimit lidhur me rritjen e efikasitetit të sistemit prokurorial në luftimin e korrupsionit

Gjatë kësaj periudhe, Instituti i Kosovës për Drejtësi  (IKD) do të zbatojë projektin e monitorimit dhe vlerësimit të zbatimit të Planit të Veprimit lidhur me rritjen e efikasitetit të sistemit prokurorial në luftimin e korrupsionit.

Ky projekt mbështetet nga Ambasada Britanike në Prishtinë, ndërkaq udhëhiqet nga bashkë-autorët e shumë raporteve analitike, të cilat kanë trajtuar çështje të rëndësishme të sistemit të drejtësisë në vend.

IKD ka lidhur Memorandum Bashkëpunimi me Këshillin Prokurorial të Kosovës me qëllim të monitorimit dhe vlerësimit të jashtëm të Planit të Veprimit dhe Planit Strategjik për bashkëpunim ndër-institucional.

Këshilli Prokurorial i Kosovës ka hartuar Planin Strategjik për bashkëpunim ndër – institucional në luftimin e krimit të organizuar dhe korrupsionit 2013 – 2015,  i cili plan ka për qëllim përmirësimin e bashkëpunimit dhe përforcimin e punës së tyre, ndërmjet sistemit prokurorial të Kosovës dhe institucioneve tjera të përfshira në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit.

Si rezultat i Planit Strategjik, me 01 nëntor 2013, Këshilli Prokurorial ka nxjerrë Planin e Veprimit për Rritjen e Efikasitetit të Sistemit Prokurorial në Luftimin e Korrupsionit që ka për qëllim të ndihmojë zbatimin e Planit Strategjik 2013 – 2015 për bashkëpunim ndër- institucional në luftim të krimit të organizuar dhe korrupsionit, duke përcaktuar aktivitetet dhe veprimet prokuroriale si dhe përgjegjësinë konkrete që duhet të japin në rast të mos përmbushjes së detyrimeve që dalin nga Plani i Veprimit për të gjithë prokurorët dhe kryeprokurorët nga Prokuroria Speciale e Kosovës dhe të gjitha Prokuroritë Themelore.

Këshilli Prokurial me qëllim të ekspertizës dhe vlerësimit të jashtëm zbatimit të planit të veprimit ka nënshkruar më 31 dhjetor 2013,  Memorandum të Bashkëpunimit me Institutin e Kosovës për Drejtësi për të monitoruar zbatimin e Planit të Veprimit.

Në kuadër të projektit IKD do të monitorojë në mënyrë të vazhdueshme Prokurorinë Speciale dhe Prokuroritë Themelore , aktivitetin e Koordinatorit Nacional të caktuar nga Prokurori i Shtetit në të gjitha lëndët respektive të korrupsionit kur është ngritur aktakuza nga ana e prokurorit dhe rastet kur është hedhur poshtë kallëzimi penal.

IKD do të publikojë raporte për monitorim dhe vlerësim të zbatimit të planit të veprimit , me ç’rast vlerësimi i brendshëm i KPK-së do të jetë pjesë e vlerësimit të zbatimit të Planit të Veprimit nga KPK-ja.

Ndërkohë në ueb faqe të IKD-së do të gjenden të gjitha informatat në lidhje me zhvillimet në zbatim të Planit të Veprimit nga prokuroritë gjegjëse.

Informatat në këtë faqe do të përditësohen në vazhdimësi të projektit.