973 RASTE ME 2470 PERSONA NËN HETIME PËR KORRUPSION

973 RASTE ME 2470 PERSONA NËN HETIME PËR KORRUPSION

21 janar 2014 – Sipas të dhënave të Këshillit Prokurorial të Kosovës në kuadër të Planit të Veprimit për Rritjen e Efikasitetit të Sistemit Prokurorial në Luftimin e Korrupsionit i cili ka hyrë në fuqi më 04 nëntor 2014, rezulton se deri më 31 dhjetor 2013 nga Prokurori i Shtetit janë regjistruar 973 raste, me 2470 persona. Nga këto raste, 827 prej tyre janë me persona të njohur PP ku jane të përfshirë 2189 persona ndërsa 146 raste me 281 persona janë të panjohur ose PPN.

Prej këtyre rasteve të cilat janë regjistruar deri më 31 dhjetor 2013, Prokuroritë Themelore dhe Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës kanë zgjidhur 123 raste me 306 persona. Për 98 persona janë hedhur kallëzimet penale, 8 prej tyre janë pezulluar ndërsa për 78 persona janë pushuar hetimet.

Prej 123 rasteve të zgjidhura, Prokurori i Shtetit ka ngritur 48 aktakuza, ndaj 124 personave. 1 aktakuzë me urdhër ndëshkimor është ngritur ndaj 35 persona, 2 aktakuza të drejtpërdrejta me 2 persona ndërkaq pas hetimeve të zhvilluara nga prokurorët janë ngritur 45 aktakuza me 87 persona.

Prej 124 personave gjithsej sa janë akuzuar nga Prokurori i Shtetit deri më 31 dhjetor 2013, 75 prej tyre janë akuzuar për veprën penale “Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar”, 3 pesona për “Keqpërdorim të informatave zyrtare”, 3 persona për “Marrje të ryshfetit”, 2 persona për “Zbulim të fshehtësisë zyrtare”, 1 person për “Mos raportim apo raportim të rremë të pasurisë, të ardhurave, dhuratave, dobisë pasurore”, 35 persona për “Arkëtim dhe pagesa të kundërligjshme”, 2 persona për “Keqpërdorim të autorizimeve ekonomike”, 2 persona për “Falsifikim të dokumentit zyrtar” si dhe 1 person për veprën penale “Dhënie e ryshfetit”.

Nga të gjitha prokuroritë, Prokuroria Themelore në Prishtinë ka më së shumti raste të korrupsionit në punë. Shih prokuroritë e ngarkuara me rastet e korrupsionit në punë:

Prokuroria Themelore në Prishtinë ka 349 raste me 1007 persona gjithsej. Prej hyrjes në fuqi të Planit të Veprimit (nga 4 nëntori 2013), kjo prokurori ka ngritur 5 aktakuza 10 persona, ka pasur 1 hudhje me 1 person dhe 1 pushim të hetimeve për 4 persona.

Prokuroria Themelore në Prizren nga 4 nëntori deri më 31 dhjetor 2014 ka ngritur 6 aktakuza me 9 persona, 11 hudhje 24 persona dhe 5 pushime të hetimeve me 8 persona;

Prokuroria Themelore e Pejës prej hyrjes në fuqi të Planit të Veprimit ka ngritur  6 aktakuza me 10 persona, me 13 hudhje ndaj 18 personave dhe 21 pushime të hetimeve ndaj 25 personave;

Prokuroria Themelore e Gjilanit ka ngritur 9 aktakuza me 14 persona, ku ka pasur 4 hudhje me 13 persona dhe 9 pushime te hetimeve ndaj 23 personave;

Prokuroria Themelore e Mitrovicës ka ngritur 2 aktakuza ndaj 2 personave, ka pasur 4 hudhje ndaj 6 personave;

Prokuroria Themelore në Ferizaj ka ngritur 5 aktakuza me 43 persona, me 8 hudhje me 18 persona dhe 1 pushim të hetimit për 1 person;

Prokuroria Themelore e Gjakovës ka ngritur 14 aktakuza ndaj 24 personave dhe

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës prej hyrjes në fuqi të Planit të Veprimit deri më 31 dhjetor 2013 ka ngritur 1 aktakuzë ndaj 13 personave, me 2 hudhje për 18 persona, 1 pezullim ndaj 8 personave dhe 4 pushime të hetimeve ndaj 18 personave.