Prishtinë – Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD), përmes emisionit “Betimi për Drejtësi”, të cilin e prodhon në bashkëpunim me Radio Televizionin Publik të Kosovës (RTK), të hënën, ka shfaqur dokumentarin ekskluziv nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës – “Sinjalizuesit e korrupsionit”.
Kosova ka një vit që e ka miratuar Ligjin për Mbrojtjen e Sinjalizuesve dhe qëllimi i realizimit të këtij dokumentari, të mbështetur nga Ambasada Amerikane në Kosovë, është vetëdijësimi për praktikat e mira të sinjalizimit dhe mbrojtjes së sinjalizuesve në Shtetet e Bashkuara të Amerikës për të mobilizuar të gjithë akterët institucional, zyrtarët publikë dhe punësuarit në sektorin privat për të luftuar keqpërdorimet përmes sinjalizimit.
Dokumentari “Sinjalizuesit e korrupsionit” shfaq praktikat e mira të sinjalizimit të shkeljeve dhe mbrojtjes së sinjalizuesve, të cilat i referohen rasteve të hulumtuara në disa shtete në ShBA, si në Ëashington DC, Neë York, Chicago dhe Miami.
Në këto katër shtete të SHBA-së janë intervistuar protagonistë sinjalizues të korrupsionit, aktiviteteve tjera kriminale dhe shkeljeve të ndryshme, përfaqësues të institucioneve dhe agjencive ligjzbatuese, përfaqësues të organizatave joqeveritare dhe gazetarë hulumtues.
Dokumentari “Sinjalizuesit e korrupsionit” është shfaqur në emisionin “Betimi për Drejtësi”, në Ditën Ndërkombëtare Kundër Korrupsionit, në kuadër të “Javës Kundër Korrupsionit 2019”, aktivitet tradicional që mbështetet nga Ambasada Amerikane në Kosovë.