IKD merr pjesë në punëtorinë e Odës së Avokatëve të Kosovës në hartimin e draft/programit kornizë të trajnimeve për vitin 2020

Prishtinë, 23 dhjetor 2019 – Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD) përmes përfaqësuesit të saj, Yll Zekaj, ka marr pjesë në punëtorinë e Odës së Avokatëve të Kosovës në hartimin e draft/programit kornizë të trajnimeve për vitin 2020. Punëtoria dy ditore e mbajtur gjatë vikendit (21 dhe 22 dhjetor) është organizuar nga Qendra Trajnuese e Odës së Avoktëve të Kosovës në bashkëpunim me UNHCR dhe CRPK-në. Pjesëmarrës në këtë punëtori ishin grupi i ekspertëve nga radhët e Avokatëve, Gjyqtarëve, Profesorëve dhe organizatave të ndryshme ndërkombëtare dhe vendore. Pjesëmarrja e IKD-së në këtë punëtori është bërë pro bono. IKD është organizatë e akredituar për ofrimin e trajnimeve për Odën e Avokatëve të Kosovës dhe deri më tash ka mbajtur disa trajnime pro bono për avokatët në lidhje me tema të ndryshme me interes në fushën e së drejtës, me qëllim të ngritjes profesionale dhe arsimimit të vazhdueshëm ligjorë për avokatët.