Prishtinë, 19 dhjetor 2019 – Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD) në bashkëpunim me Fakultetit Juridik dhe Fakultetin e Komunikimit Masiv të Kolegjit AAB, ka mbajtur një ligjëratë para studentëve për praktikat e sinjalizimit dhe mbrojtjes së sinjalizuesve të korrupsionit. Me këtë rast, është shfaqur edhe filmi dokumentar “Sinjalizuesit e korrupsionit” i autorit e producentit ekzekutiv Betim Musliu, në të cilin tregohen praktikat e mira të sinjalizimit të shkeljeve dhe mbrojtjes së sinjalizuesve, të cilat i referohen rasteve të hulumtuara në disa vende në ShBA, si në Washington DC, New York, Chicago dhe Miami.
Pas shfaqjes së dokumentarit, Musliu ka mbajtur një ligjëratë rreth Ligjit për Mbrojtjen e Sinjalizuesve në Kosovë, në të cilën ka pasur një debat të frytshëm profesional me studentët dhe profesorët e AAB-së.