Prishtinë, 14 shtator 2021 – Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD) monitoron në vazhdimësi punën e Kuvendit të Republikës së Kosovës. Të dhënat në këtë infografikë përfshijnë periudhën kohore që nga konstituimi i kuvendit (22 mars 2021) e deri më 14 shtator 2021.
Gjetjet e IKD-së tregojnë se Kuvendi i Kosovës që nga konstituimi e deri më 14 shtator 2021 ka mbajtur gjithsej 22 seanca, nga to 4 seanca të jashtëzakonshme, 2 seanca solemne dhe 16 seanca plenare.
Gjatë këtyre seancave në agjendë kanë qenë 127 pika të rendit të ditës, në 15 prej të cilave Kuvendi ka nxjerrë vendime (11 vendime, 4 rekomandime dhe 1 rezolutë). Shprehur në përqindje, Kuvendi ka vendosur në 12.59% të pikave që ka shqyrtuar.
Në sesionin pranveror, Kuvendi nga 47 projektligje të proceduara nga qeveria, ka miratuar vetëm 6 ligje, derisa 11 tjera kanë kaluar në shqyrtim të parë.