Hamiti lirohet, tre nën hetime!

Hamiti lirohet, tre nën hetime!

Sami Hamiti, ish- kryesuesi i Kuvendit Komunal të Prishtinës, i arrestuar para gati një viti e gjysmë me dyshimin për korrupsion e zhvatje, nuk është më nën hetime. Hamiti dhe mbrojtja e tij të martën kanë pranuar vendimin e EULEX-it me të cilin janë njoftuar se ndaj Sami Hamitit kanë pushuar hetimet e nisura qysh në verën e vitit 2012.

Megjithatë, dy biznesmenët nga Prishtina, Agim Ademi e Muharem Rama të cilët ishin arrestuar të njëjtën ditë me Hamitin mbesin në hetime ashtu siç po hetohet edhe denoncuesi i rastit, Dritëro Kadolli i cili kishte pohuar se në emër të ish kryetarit Hamiti, dy biznesmenët i kishin kërkuar atij tri shtëpi dhe një veturë të tipit BMW.