Prishtinë, 16 maj 2019 – Drejtori ekzekutiv i Institutit të Kosovës për Drejtësi (IKD), Ehat Miftaraj, ka mbajtur ligjërata për studentët e Fakultetit Juridik të Universitetit Publik të Prishtinës “Hasan Prishtina”, me temën “Qasja në Drejtësi – aktivizimi qytetar lidhur me ngritjen e llogaridhënies në sistemin gjyqësor dhe prokurorial”.
Gjatë ditës, Miftaraj ka mbajtur dy ligjërata me dy grupe të studentëve të Juridikut, duke shpalosur përvojat dhe ekspertizën e IKD-së në temën e qasjes në drejtësi.
Këto ligjërata janë mbajtur në kuadër të projektit “Kërko drejtësi” të mbështetur nga Departamenti i Shtetit Amerikan/Buroja Ndërkombëtare e Narkotikëve dhe Çështjeve të Zbatimit të Ligjit (INL) në kuadër poashtu të bashkëpunimit me Fakultetin Juridik të UP-së.
IKD vazhdimisht zhvillon aktivitete në kuadër të programit “Edukimi” për ngritjen e kapaciteteve të juristëve të rinj.