Kryetarit të Prizrenit Ramadan Mujës për katër pikat e aktakuzës iu shqiptua dënimi me burgim prej dy vjetësh, me kusht që ai të mos kryejë vepra tjera penale gjatë 3 vjetëve. Zyrtarët tjerë komunalë morën gjithashtu dënime me kusht, por më të vogla. Muja i akuzuar bashkë me pesë zyrtarë të tjerë komunalë për keqpërdorim detyre dhe të autorizimit, do ta ketë të ndaluar ushtrimin e funksioneve publike në kohëzgjatje prej 30 muajsh.
Minir Krasniqi ish-drejtor i Administratës Publike u dënua me 1 vjet e 6 muaj burgim me kusht që për dy vjet të mos bëjë vepër tjetër penale.