Prishtinë, 12 nëntor 2016 – Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD) shprehë shqetësimin e thellë me vdekjen e dyshimtë të Astrit Deharit dhe trajtimin e rastit nga të gjitha hallkat institucionale dhe jashtë tyre. Papërgjegjësia dhe koordinimi jo profesional në mes të institucioneve në një rast të tillë të ndjeshëm, ka dhe është duke kontribuar…
Prishtinë, 27 tetor 2016 – Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD), me përkrahje të Ambasadës Britanike në Kosovë, ka mbajtur tryezën me titull “Luftë për luftën kundër korrupsionit“, në të cilën u publikua raporti i monitorimit të trajtimit të rasteve të korrupsionit në sistemin prokurorial dhe sistemin gjyqësor. Gjatë kësaj tryeze u diskutua për performancën dhe…
(PLOTËSUAR) SHTYHET AFATI PËR VENDE TË LIRA PUNE: Monitorues/Hulumtues në IKD 08/08/2016 KONKURS PËR PUNË (zgjatet afati i aplikimit për kandidatët nga Mitrovica, Peja dhe Gjakova deri më 11 gusht 2016, ora 17:00) Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD) është duke kërkuar kolegë të motivuar për punë dhe entuziastë për t’iu bashkuar ekipit tonë në…
Prishtinë, 27 prill 2016 – Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD), me përkrahje të Ambasadës Britanike dhe Ambasadës Amerikane në Prishtinë, të mërkurën, ka mbajtur tryezën me titull “Ligjshmëria e Këshillit Gjyqësor dhe Këshillit Prokurorial(Në fokus: Luftimi apo promovimi i korrupsionit)”, në të cilën u publikuan dy raporte të IKD-së, “Korrupsioni në Kosovë:Luftimi apo promovimi i…
Prishtinë, 7 prill 2016 – Këshilli Gjyqësor i Kosovës dhe Instituti i Kosovës për Drejtësi, kanë nënshkruar të enjtën një Marrëveshje Bashkëpunimi, për thellimin e bashkëpunimit të ndërsjellë. Kjo Marrëveshje Bashkëpunimi është miratuar unanimisht në mbledhjen e KGJK-së të mbajtur më 6 prill 2016. Qëllimi i kësaj Marrëveshje Bashkëpunimi është ngritja e transparencës dhe përgjegjshmërisë…
Prishtinë, 16 shkurt 2016 – Kuvendi i Kosovës dhe Instituti i Kosovës për Drejtësi, kanë nënshkruar të marten një Marrëveshje Bashkëpunimi, për thellimin e bashkëpunimit të ndërsjellë. Qëllimi i kësaj Marrëveshje Bashkëpunimi është rritja e transparencës dhe llogaridhënies së trupave të Kuvendit të Kosovës në procesin e hartimit dhe miratimit të legjislacionit që ndërlidhet me…
Prishtinë, 3 shkurt 2016 – Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD) shpreh shqetësim rreth lojërave dhe ndërhyrjeve të vazhdueshme të pushtetit ekzekutiv ndaj pushtetit gjyqësor. Qeveria e Republikës së Kosovës ka miratuar “Programin e Reformave në Ekonomi”, e cila ndërlidhet me zbatimin e Strategjisë Kombëtare për Zhvillim të miratuar më 22 janar 2016. Lajmi për…
Prishtinë, 25 janar 2016 – Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD) shpreh shqetësim rreth lojërave të pushtetit ekzekutiv me pagesat e bartësve të funksioneve gjyqësore të pushtetit gjyqësor në Republikën e Kosovës. Qeveria e Republikës së Kosovës më 15 janar 2015 ka aprovuar kërkesën e Këshillit Gjyqësor të Kosovës për kompensimin e shtesave dhe stimulim financiar për 74 gjykatësit e Departamenteve të Krimeve të Rënda për vitin 2016, që kap shumën prej 279.720 euro. Përmes këtij vendimi, secili gjykatës i këtij departamenti do të paguhet si kompensim me 300 euro shtesë.
LLOJI: ANALIZË DATA E PUBLIKIMIT: DHJETOR, 2015 AUTORËT: EHAT MIFTARAJ DHE BETIM MUSLIU VENDI I PUBLIKIMIT: PRISHTINË, REPUBLIKA E KOSOVËS MBESHTETUR NGA: AMBASADA BRITANIKE NË KOSOVË
Prishtinë, 10 dhjetor 2015 – Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD), me përkrahje të Ambasadës Britanike në Prishtinë, të enjten, ka mbajtur tryezën me temën “Lufta kundër korrupsionit në Kosovë: Dështimet dhe progresi”, në të cilën u publikua edhe raporti i IKD-së “Luftimi i korrupsionit në Kosovë, prioritet në letër” raport vlerësues gjithëpërfshirës mbi efikasitetin e sistemit prokurorial dhe sistemin gjyqësor në trajtimin e rasteve të korrupsionit.
LLOJI: ANALIZË DATA E PUBLIKIMIT: NËNTOR, 2015 AUTORËT: BETIM MUSLIU DHE GENC NIMONI VENDI I PUBLIKIMIT: PRISHTINË, REPUBLIKA E KOSOVËS MBESHTETUR NGA: AMBASADA BRITANIKE NË KOSOVË
Vende të lira pune: Monitorues/Hulumtues në Institutin e Kosovës për Drejtësi 11/09/2015 KONKURS PËR PUNË Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD) është duke kërkuar kolegë të motivuar për punë dhe entuziastë për t’iu bashkuar ekipit tonë në këto pozita: 1. MONITORUES/HULUMTUES 2. GAZETAR