Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD) në bashkëpunim me organizatën partnere Iniciativa për Progres (INPO) është në proces të zbatimit të projektit “Kërkesa për komunat transparente dhe llogaridhënëse: Monitorimi i prokurimit publik dhe fuqizimi i qytetarëve për të sjellë ndryshime pozitive”, të financuar nga USAID.
Përmes aktiviteteve të propozuara në këtë projekt, IKD dhe INPO synojnë të rrisin transparencën dhe llogaridhënien në komunat e Kosovës, duke monitoruar proceset e prokurimit publik në nivelin e komunës, si dhe duke siguruar pjesëmarrje aktive të qytetarëve në këtë proces, me fokus në nëntë (9) komuna: Vushtrri, Gjakovë, Pejë, Prishtinë, Gjilan, Junik, Deçan, Hani i Elezit dhe Rahovec.
Instituti i Kosovës për Drejtësi, në kuadër të këtij projekti, shpall konkurs për njëzet (20) pozita të hapura për juristë të sapo diplomuar, të cilët do të aftësohen për monitorimin e procesit të prokurimit publik dhe performancës së komunave.
Trajnimi do të mbahet përmes platformës Zoom. Të trajnuarit do të kenë mundësinë të marrin pjesë në aktivitete praktike, të tilla si monitorimi i procesverbaleve të mbledhjeve të organeve komunale, të kërkojnë qasje në dokumente publike, etj.
Në përfundim të këtij programi, juristët e trajnuar do të marrin certifikata.
Të interesuarit që dëshirojnë të jenë pjesë e këtij trajnimi, duhet të plotësojnë këto kushte:
- Të jenë qytetarë të Republikës së Kosovës;
- Të jenë të diplomuar në fakultetin juridik;
Përparësi kanë kandidatët të cilët nuk janë në marrëdhënie pune, si dhe juristët nga 9 komunat e lartpërmendura që janë fokus i projektit.
Konkursi është i hapur deri më 12 nëntor 2020.
Dokumentet e kërkuara për aplikim:
– Kopja e letërnjoftimit;
– Kopja e certifikatës së diplomimit apo kopja e diplomës universitare.
Kandidatët e interesuar duhet të dërgojnë dokumentet për aplikim në e-mail adresën: info@kli-ks.org.
Ky aktivitet organizohet në kuadër të projektit “Kërkesa për Komuna Transparente dhe Llogaridhënëse: Monitorimi i prokurimit publik dhe fuqizimi i qytetarëve për të sjellë ndryshime pozitive”, i cili zbatohet nga Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD) dhe Iniciativa për Progres (INPO) me mbështetjen e USAID përmes projektit Komuna Transparente, Efektive dhe Llogaridhënëse në Kosovë.