BE-ja dhe SHBA-ja ftojnë për zgjedhje pa parregullsi e të meta

BE-ja dhe SHBA-ja ftojnë për zgjedhje pa parregullsi e të meta

Me rastin e ditës së mbajtjes së zgjedhjeve lokale në Kosovë, Përfaqësuesi Special të i BE-së dhe Shef i Zyrës së BE-së në Kosovë, shefat e Misioneve të Vendeve Anëtare të BE-së në Kosovë dhe Ambasada e SHBA-së në Kosovë lëshuan një komunikatë të përbashkët.

 “Të dielën, me 3 nëntor, populli i Kosovës do të votojë për të zgjedhur udhëheqësit lokalë për katër vitet e ardhshme. Megjithatë, rëndësia e këtyre zgjedhjeve shkon përtej kësaj. Kjo do të jetë hera e parë që zgjedhjet lokale mbahen në të gjitha komunat e Kosovës në përputhje me ligjin e Kosovës dhe ne presim sipas standardeve ndërkombëtare. Zgjedhjet e suksesshme do të jenë një hap i rëndësishëm në zbatimin e marrëveshjes së Dialogut të 19 prillit dhe në normalizimin e sistemit komunal në tërë Kosovën.