Prishtinë, 13 shkurt 2026: Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD) ka analizuar Projektligjin mbi Ndarjet Buxhetore për vitin 2026 dhe ka gjetur se ky projektligj shkel obligimin Kushtetues për rregullim të shtesës në pagë të zyrtarëve publik. Në aktgjykimin e nxjerrë përkitazi me kushtetutshmërinë e Ligjit Nr.08/L-196 për Pagat në Sektorin Publik, përkatësisht aktgjykimit në...
Author: Gzim Shala (Gzim Shala)
Vendimet urgjente të Kuvendit pas konstituimit të legjislaturës së re
Prishtinë, 1 shkurt 2026 – Pas konstituimit të legjislaturës së re, Kuvendi i Kosovës duhet të adresojë një sërë vendimesh urgjente që janë vendimtare për funksionimin normal të rendit kushtetues dhe stabilitetin e institucioneve. Këto vendime nuk janë vetëm obligime politike, por detyrime të drejtpërdrejta kushtetuese dhe ligjore, të cilat kërkojnë veprim të menjëhershëm dhe...
IKD: Mosorganizimi i Provimit të Jurisprudencës nga Ministria e Drejtësisë shkel ligjin dhe cenon të drejtat e kandidatëve
Prishtinë, 30 janar 2026 – Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD) reagon ndaj mosorganizimit të Provimit të Jurisprudencës nga ana e Ministrisë së Drejtësisë (MD), përkundër obligimeve të përcaktuara me Ligjin Nr. 08/L-033 për Provimin e Jurisprudencës. Ky mosveprim i MD-së përbën shkelje të drejtpërdrejtë të ligjit dhe cenon të drejtat e kandidatëve, duke ndikuar...
IKD: Veprimet e Agron Qalajt po bllokojnë zbatimin e reformës në KPK
Prishtinë, 21 janar 2026 – Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD) shpreh shqetësim të thellë lidhur me veprimet e Ushtruesit të Detyrës së Kryeprokurorit të Shtetit, z. Agron Qalaj, të cilat po pengojnë drejtpërdrejt zbatimin e reformës në Këshillin Prokurorial të Kosovës (KPK). Më 1 janar 2026 ishte paraparë që të fillojë reforma e shumëpritur...
Ekzaminimi i telefonave në procedurë penale
LLOJI: RAPORT
DATA E PUBLIKIMIT: DHJETOR 2025
AUTOR: GZIM SHALA
ME KONTRIBUT TË: ALBERTA HASHANI
IKD publikon raportin: Ekzaminimi i telefonave në procedurë penale
Prishtinë, 30 dhjetor 2025 – Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD) ka publikuar raportin “Ekzaminimi i telefonave në procedurë penale”, i cili analizon bazën ligjore, kushtetuese në Republikën e Kosovës dhe standardet e Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut (GjEDNj) lidhur me sekuestrimin dhe ekzaminimin e pajisjeve telefonike në procedurën penale në Kosovë. Raporti...
Dy vite pa llogaridhënie
Prishtinë, 26 dhjetor 2025 – Strategjia për Sundimin e Ligjit ka paraparë raportim të rregullt gjashtëmujor dhe vjetor, si mekanizëm thelbësor për transparencë, monitorim dhe llogaridhënie të institucioneve. Ky raportim është pjesë përbërëse e arkitekturës së zbatimit të Strategjisë dhe parakusht për vlerësimin e progresit në reformat e sundimit të ligjit. Megjithatë, gjatë viteve 2024...
Moszbatimi i aktgjykimeve të Gjykatës Kushtetuese dhe pasojat për sundimin e ligjit
Prishtinë, 24 dhjetor 2025 – Moszbatimi i aktgjykimeve të Gjykatës Kushtetuese përbën një nga shkeljet më serioze të parimit të sundimit të ligjit. Në këtë kontekst, Ligji Nr. 08/L-196 për Pagat në Sektorin Publik, i cili hyri në fuqi më 5 shkurt 2023, uli shtesën për përvojën e punës për 15 vitet e para nga...
Qeverisja e Mirë dhe Sundimi i Ligjit në programet e partive politike
LLOJI: RAPORT
DATA E PUBLIKIMIT: DHJETOR 2025
AUTOR: GZIM SHALA dhe QEMAJL MARMULLAKAJ
MBËSHTETUR NGA: National Endowment for Democracy
IKD publikon raportin: “Qeverisja e Mirë dhe Sundimi i Ligjit në programet e partive politike”
Prishtinë, 23 dhjetor 2025 – Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD) ka publikuar raportin krahasues dhe analizues mbi programet politike të partive kryesore pjesëmarrëse në zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare të 28 dhjetorit 2025, me fokus në qeverisjen e mirë dhe sundimin e ligjit. Gjatë prezantimit të raportit u theksua se asnjë nga programet politike të...







