Përfaqësuesja e Lartë e Bashkimit Europian për Punë të Jashtme dhe Siguri, Catherine Ashton iu ka bërë me dije autoriteteve të Kosovës, se zgjedhjet lokale të 3 nëntorit, janë kyçe për të ardhmen e vendit.
” Zgjedhjet e 3 nëntor janë një moment kyç në të ardhmen e Kosovës dhe janë element i kyç në zbatimin e Marrëveshjes së prillit, për normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë”, tha Ashton.