Ambasadorja e SHBA-së “ua ngreh veshët liderëve”

Ambasadorja e SHBA-së “ua ngreh veshët liderëve”

Ambasadorja e SHBA-së në Kosovë, Tracey Ann Jacobson, ka zhvilluar sot një takim me liderët e subjekteve politike, bëjnë të ditur burime të Indeksonline. Por, pjesë e këtij takimi nuk ishte lideri i Vetëvendosjes, Albin Kurti.

Ajo u ka thënë liderëve që nëse këto zgjedhje manipulohen atëherë, SHBA do të ketë qasje tjetër ndaj Kosovës.

Burime të Indeksonline brenda takimit kanë thënë se gjatë takimit ndërmjet ambasadores amerikane dhe krerëve të partive, temë e diskutimit kanë qenë zgjedhjet lokale të 3 nëntorit.