Prokuroria e Gjilanit ngriti aktakuzë kundër Shaip Surdullit, ish-kryetarit të Kamenicës, një biznesmeni dhe dy ish-zyrtarëve komunalë. Prokurori konkludoi se grupi i tyre keqpërdorën mbi 6 mijë euro në një projekt për rregullimin e lumit “Kriva Reka”.
Prokuroria Themelore në Gjilan ka ngritur aktakuzë ndaj Shaip Surdullit, ish kryetarit të Kamenicës për shpërdorim të detyrës zyrtare.
Në aktakuzë janë të përfshirë edhe Sadik Thaçi, ish-udhëheqës i Zyrës së Prokurimit, Izet Thaçi, mbikëqyrës i punimeve dhe Ali Kastrati, pronar i kompanisë private “Besniku”, e cila i ka kryer punimet në lumin “Kriva Reka”.