Prishtinë, 14 tetor 2026 – Akademia u hap me fjalët hyrëse të Ehat Miftarajt, Drejtor Ekzekutiv i IKD-së, dhe prezantimin e programit nga Naim Jakaj, koordinator i Akademisë.
Në ditën e parë, pjesëmarrësit patën mundësinë të ndjekin dy ligjërata tejet përmbajtësore:
– Florent Muçaj, profesor në Fakultetin Juridik të Universitetit të Prishtinës: Përgjegjësia institucionale, barazia dhe qasja në drejtësi për mbrojtjen e të drejtave sociale
– Gzim Shala, hulumtues i lartë në Institutin e Kosovës për Drejtësi: Të drejtat në marrëdhënien e punës dhe mbrojtja nga diskriminimi
Në kuadër të programit u zhvilluan edhe dy ushtrime praktike me analiza rastesh. Pjesëmarrësit diskutuan përgjegjësitë institucionale, barazinë, diskriminimin në vendin e punës dhe mjetet për mbrojtjen efektive të këtyre të drejtave.
Falënderojmë ligjëruesit për angazhimin dhe pjesëmarrësit për energjinë dhe diskutimet përmbajtësore!
#IKD #NED #AkademiapërDrejtësiSociale #TëDrejtatSociale #Barazia #TëDrejtatNëPunë #MosDiskriminimi
