IKD diskuton me studentët në Prizren për Nismën Legjislative Qytetare

IKD diskuton me studentët në Prizren për Nismën Legjislative Qytetare

IKD diskuton me studentët në Prizren për Nismën Legjislative Qytetare

Prizren, 9 tetor 2026 – Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD) ka mbajtur sot ligjëratë dhe takim diskutues me studentët e Fakultetit Juridik të Universitetit “Ukshin Hoti” në Prizren, ku është prezantuar Nisma Legjislative Qytetare për ndryshimin dhe plotësimin e Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Ligjërata është mbajtur nga Ehat Miftaraj, Drejtor Ekzekutiv i IKD-së, dhe Naim Jakaj, Hulumtues i Lartë në IKD, të cilët kanë prezantuar procesin e nismës legjislative qytetare, rëndësinë e pjesëmarrjes së qytetarëve në procesin ligjvënës, si dhe dy ndryshimet që IKD synon t’i adresojë përmes kësaj nisme.

Në fokus të diskutimit ishin propozimet që moszbatimi i qëllimshëm i vendimeve të Gjykatës Kushtetuese të sanksionohet penalisht, si dhe që të sanksionohet penalisht përdorimi i parasë publike për përfitim elektoral gjatë periudhave zgjedhore dhe parazgjedhore.

Gjatë takimit, studentët patën mundësi të diskutojnë me përfaqësuesit e IKD-së rreth propozimeve, nevojës për ndryshimet e propozuara në Kodin Penal dhe rolit që qytetarët mund të kenë drejtpërdrejt në inicimin e ndryshimeve ligjore.

IKD do të vazhdojë prezantimin dhe diskutimin e Nismës Legjislative Qytetare me studentë dhe qytetarë, në kuadër të aktiviteteve për përmbylljen e procesit të nismës.