Anëtarët e bordeve të RTK-së dhe KPM-së zgjidhen në procese të komprometuara

Anëtarët e bordeve të RTK-së dhe KPM-së zgjidhen në procese të komprometuara

Anëtarët e bordeve të RTK-së dhe KPM-së zgjidhen në procese të komprometuara

Prishtinë, 24 prill 2026 – Ne, të poshtëshënuarit, shprehim zhgënjimin tonë me vendimin e partisë në pushtet, Lëvizja Vetëvendosje, për përzgjedhjen e anëtarëve të bordit të Radio Televizionit të Kosovës dhe të Komisionit të Pavarur për Media në një proces të dokumentuar haptazi si të komprometuar.

Kandidatët e dy trupave drejtues të këtyre institucioneve janë përzgjedhur në procese të nxituara, pa transparencë dhe me procedura të çrregullta, të cilat e kanë pamundësuar zbatimin e parimit të meritokracisë.

Proceset kanë dështuar për arsyet në vijim: insistimi i deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje që ky proces të përmbyllej brenda një afati të shkurtër dhe koha e pamjaftueshme në dispozicion, organizimi i çrregullt si pasojë e presionit kohor, cenimi i trajtimit të barabartë të kandidatëve, metodologjia e paqartë dhe jo transparente, sidomos me vendimin që poentimi i kandidatëve të mos bëhet pas secilës intervistë, si dhe favorizimi politik i disa kandidatëve.

Në veçanti, është shqetësuese që në KPM është përzgjedhur Besnik Berisha, i cili gjatë mandatit të tij në këtë institucion, në përpjekje për t’u avancuar sa ishte anëtar në KPM, kishte shkelur ligjin për t’u bërë kryetar i KPM-së, dhe Luljeta Aliu Krasniqi, e cila ka lavdëruar dhe mbështetur Lëvizjen Vetëvendosje dhe njihet si mbështetëse e pushtetit.

Anëtarët e të dy bordeve do të veprojnë nën hijen e mandateve të marra në procese të komprometuara.

Ne do të monitorojmë me vëmendje të shtuar punën e të dy bordeve dhe do të informojmë publikun për veprimet e tyre.

Vlerësimi i procesit për përzgjedhjen e anëtarëve të bordit të Radio Televizionit të Kosovës – https://.agk-ks.org/lajmet/procesi-i-perzgjedhjes-se-anetareve-te-bordit-te-rtk-se-eshte-i-komprometuar-emrat-te-mos-dergohen-ne -kuvend/

Vlerësimi i procesit për përzgjedhjen e anëtarëve të Komisionitt e Pavarur për Media – https://.agk-ks.org/lajmet/vv-ja-synon-vazhdimin-e-kapjes-se-kpm-se-nepermjet-dy-ish-anetareve-qe-e-demtuan-me-heret-institucionin/

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës – AGK
Lëvizja FOL
Instituti i Kosovës për Drejtësi – IKD
Flutura Kusari, juriste e së drejtës së medias