Drejtuesit e IKD-së avokojnë për zbatimin e rekomandimeve në Agjencinë për Parandalimin e Korrupsionit

Drejtuesit e IKD-së avokojnë për zbatimin e rekomandimeve në Agjencinë për Parandalimin e Korrupsionit

Prishtinë, 31 mars 2026 – Drejtuesit e Institutit të Kosovës për Drejtësi (IKD), Betim Musliu dhe Gzim Shala, të martën kanë takuar Drejtorin e Agjencisë për Parandalimin e Korrupsionit z. Yll Buleshkaj dhe znj. Lindita Ademi, Udhëheqëse e Divizionit për Përfaqësim, Standardizim dhe Marrëdhënie Ndërkombëtare me qëllim të dorëzimit të raporteve të monitorimit dhe hulumtimit sistematik të sistemit të drejtësisë në vend si dhe për të avokuar për zbatimin e rekomandimeve të dala nga këto raporte.

 

Drejtori i APK-së, z. Buleshkaj ka vlerësuar punën e IKD-së në monitorimin dhe hulumtimin e funksionimit të sistemit të drejtësisë, duke theksuar rëndësinë e bashkëpunimit me shoqërinë civile në forcimin e transparencës dhe sundimit të ligjit.

 

IKD në vazhdimësi ka avokuar pranë të gjithë akterëve të sistemit të drejtësisë dhe sigurisë duke dërguar raportet me gjetjet, vlerësimet dhe rekomandimet konkrete, si dhe duke zhvilluar takime me zyrtarët përgjegjës në institucionet përkatëse. Qëllimi i këtij angazhimi mbetet shtyrja përpara e politikave që rrisin efikasitetin dhe efektivitetin e sistemit të drejtësisë dhe sigurisë, si dhe mundësimi i realizimit të të drejtave të qytetarëve dhe qasjes së tyre në drejtësi.