Etika Profesionale për gjyqtarë, prokurorë dhe avokatë

Etika Profesionale për gjyqtarë, prokurorë dhe avokatë

Etika Profesionale për gjyqtarë, prokurorë dhe avokatë

Prishtinë, 5 nëntor 2024 – Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD), në vazhdën e trajtimeve, të martën ka mbajtur trajtimin e radhës me studentët e Klinikës Ligjore të IKD-së, me temën: “Etika Profesionale për gjyqtarë, prokurorë dhe avokatë”.

Studentët fillimisht iu prezantua baza ligjore që rregullon etikën për gjyqtarë, prokurorë dhe avokatë, po ashtu studentët u njoftuar me raste konkret nga praktika kur një gjyqtar, prokuror apo avokat ka rënë ndesh me kodin e etikës.

U sqaruar mënyrë e rregullimit të komunikimeve me palët në procedurë, inicimin e procedurës disiplinore, autoriteti kompletet që zhvillon procedurën, afatet e parashkrimit për një shkelje të pretenduar disiplinore që lidhet me sjelljet etike të gjyqtarit, prokurorit apo avokatit.

Studentët gjatë diskutimeve paraqitën një interesim lidhur me zhvillimin e procedurave dhe masat disiplinorë që mund të shqiptohen për gjyqtarë, prokurorë dhe avokatë, kur të njëjtit përfshihen në shkelje disiplinore.

Para studentëve u demonstruan raste konkrete kur kemi të bëjnë me shkelje të etikës, se si kuptohet nocioni i etikës dhe se si gjyqtarët, prokurorët dhe avokatët duhet të zhvillojnë profesionin mbi parimet dhe zbatimin e etikës së lartë profesionale.

Gjithashtu në këtë trajtim u paraqit edhe rast praktik duke kërkuar nga studentët që të japin përgjigjet dhe argumentet e tyre lidhur me atë se nga rasti çfarë shkelje kemi dhe se si procedohet rasti, përfshirë afatet dhe zhvillimin e procedurave përkatëse të parapara sipas legjislacionit në fuqi.

Në kuadër të Klinikës Ligjore të IKD-së, studentët janë përfshirë në ligjërata për ngritjen e njohurive profesionale, monitorimin, vizitat në institucione të drejtësisë dhe asistimin në ofrimin e ndihmës juridike falas përmes Qendrës për Ndihmë Juridike të IKD-së.