IKD shënon Ditën Ndërkombëtare të Demokracisë

IKD shënon Ditën Ndërkombëtare të Demokracisë

IKD shënon Ditën Ndërkombëtare të Demokracisë

Në shënim të Ditës Ndërkombëtare të Demokracisë, Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD) mori pjesë në aktivitetet e organizuara nga Forumi për Transparencë Parlamentare i Kuvendit të Kosovës. Gjatë Panairit të organizatave të shoqërisë civile, IKD shpalosi një gamë të gjerë raportesh analitike dhe të monitorimit, të cilat përfshijnë institucione të drejtësisë, qeverisë, Kuvendit dhe institucioneve të pavarura.

Gjatë këtij aktiviteti, stafi i IKD-së pati nderin të mirëpresë Kryetarin e Kuvendit, Glauk Konjufca, dhe Kryetaren e Forumit për Transparencë Parlamentare, të cilëve iu dorëzuan disa nga raportet kyçe të publikuara nga IKD.

Në mbrëmje, Instituti i Kosovës për Drejtësi do të publikojë një dokumentar të rëndësishëm që përqendrohet në ndikimin e Doracakut për Nisma Legjislative nga qytetarët, duke informuar për rëndësinë e pjesëmarrjes aktive të qytetarëve në procesin legjislativ.

Raportet e prezantuara gjatë aktivitetit mund të gjenden në formë elektronike në uebfaqen zyrtare të IKD-së: https://kli-ks.org/category/publikime/, ku janë të disponueshme për shkarkim dhe lexim të detajuar.