Organizohen trajnime teorike dhe praktike mbi Strategjinë e Sundimit të Ligjit dhe Planit të Veprimit me studentët e Klinikës Ligjore të Institutit të Kosovës për Drejtësi

Prishtinë, 08 shkurt 2024: Aktiviteti i mbajtur është vazhdimësi e informimit të studentëve me procesin e politik bërjes në Qeverinë e Republikës së Kosovës duke u fokusuar në procesin e Rishikimit Funksional të Sektorit të Sundimit të Ligjit dhe Strategjisë së Sundimit të Ligjit. Studentët,  janë njoftuar me detajet e këtij procesi, substancën e Strategjisë si dhe nivelin e zbatimit që nga miratimi i kësaj strategjie.

Pjesëmarrësit kanë pasur mundësi që në mënyrë praktike të shohin dhe t’i identifikojnë aktivitetet e zbatuara, të aktiviteteve të zbatuara pjesërisht dhe të atyre të pazbatuara.

Studentët duke u bazuar në rëndësinë e kësaj strategjie për adresimin e pengesave në sektorin e sundimit të ligjit në Kosovë, janë trajnuar nga Eranda Zekaj dhe Naim Jakaj, se si të jenë qytetarë aktiv në politikbërje qeveritare nëpërmjet përpilimit të kërkesave për qasje në informacione dhe në dokumente publike.

Studentët, po ashtu kanë marrë përsipër që pjesë të caktura të strategjisë të sundimit të ligjit t’i monitorojnë përmes kërkesave për informata dhe qasje në dokumente publike e po ashtu edhe përmes takimeve me krerë të institucioneve që kanë marrë përsipër zbatimin e aktiviteteve.

Ky aktivitet është mbajtur në kuadër të mbështetjes nga ana e Rockefeller Brothers Fund  dhe zhvillohet në kuadër të programit të Klinikës Ligjore të Qendrës për Edukim Profesional të IKD-së që financohet nga UNMIK.