IKD mban sesionin e radhës informues dhe trajnim për pjesëtarët e komuniteteve rom, ashkali dhe egjiptian, në Prishtinë

IKD mban sesionin e radhës informues dhe trajnim për pjesëtarët e komuniteteve rom, ashkali dhe egjiptian, në Prishtinë

IKD mban sesionin e radhës informues dhe trajnim për pjesëtarët e komuniteteve rom, ashkali dhe egjiptian, në Prishtinë

Prishtinë, 29 shtator, 2022 – Të enjten, IKD ka organizuar sesion informues dhe trajnim për pjesëtarët e komuniteteve rom, ashkali dhe egjiptian, në rajonin e Prishtinës.

Gjatë kësaj dite, pjesëmarrësit u njoftuan më shumë lidhur me procesin e politikbërjes në Kosovë, procesin e inicimit të hartimit të strategjive nacionale, ligjeve dhe për miratimin e tyre. Njëkohësisht, të njëjtit u trajnuan lidhur me Rregulloren mbi Standardet Minimale të Konsultimit Publik dhe patën mundësi të shohin sesi funksionon Platforma për Konsultimet Publike.

Stafi i IKD-së i informoi pjesëmarrësit e trajnimit edhe për mënyrën e procedimit të komenteve për dokumentet që publikohen në Platformën e Konsultimeve Publike.

Gjatë trajnimit u theksua rëndësia e konsultimeve publike në procesin e vendim-marrjes, si forma më bazike e pjesëmarrjes qytetare. Ky aspekt i rëndësisshëm, do t’i ndihmojë dhe do të lehtësojë punën e organeve publike që ata të marrin drejtpërdrejt opinionin e qytetarëve për çështjet jetike që i rrethojnë.

Pjesëmarrësit konstatuan se barra e përgjegjësisë kryesore për një konsultim të mirëfilltë i takon autoriteteve publike.

Stafi i IKD-së i informoi pjesëmarrësit e trajnimit edhe për punën e IKD-së, në raport me pjesëmarrjen e saj në konsultimet publike për projektligjet e caktuara, komentet e së cilës kanë luajtur rol të rëndësishëm në jetën publike.

Ndërsa, si pjesë e diskutimit të hapur, u ngritën disa çështje dhe u adresuan pyetje konkrete në drejtim të ngritjes së vetëdijes për fusha konkrete, si: regjistrimi civil, arsimimi, qasja në drejtësi, adresimi institucional i tyre, sfidat në punësim për komunitetet rom, ashkali, egjiptian dhe mundësitë që ofrohen në këtë drejtim, etj.

Ky aktivitet është zhvilluar në kuadër të projektit “Promovimi i të drejtave dhe lirive të komuniteteve rom, ashkali dhe egjiptian”, mbështetur nga Këshilli Danez për Refugjatë (DRC), me fonde nga Agjencioni Suedez për Bashkëpunim në Zhvillim Ndërkombëtar e përfaqësuar nga Ambasada Suedeze në Prishtinë.