IKD vazhdon sesionin informues dhe trajnimin për pjesëtarët e komuniteteve rom, ashkali dhe egjiptian, në Gjakovë, Kamenicë dhe Gjilan

IKD vazhdon sesionin informues dhe trajnimin për pjesëtarët e komuniteteve rom, ashkali dhe egjiptian, në Gjakovë, Kamenicë dhe Gjilan

IKD vazhdon sesionin informues dhe trajnimin për pjesëtarët e komuniteteve rom, ashkali dhe egjiptian, në Gjakovë, Kamenicë dhe Gjilan

Shtator 2022 – Në muajin shtator të këtij viti, përkatësisht më 22, 23 dhe 29 shtator 2022, IKD ka vazhduar me organizmin e sesioneve informuese dhe trajnimit për pjesëtarët e komuniteteve rom, ashkali dhe egjiptian, në qytetet e Gjakovës, Kamenicës dhe atë të Gjilanit.

Gjatë këtij organizimi në këto tri vende, pjesëmarrësit prezent u njoftuan më shumë lidhur me procesin e politikbërjes dhe ligjbërjes në Kosovë, si dhe me inicimi, hartimin dhe miratimin e ligjeve. Ata u njoftuan edhe lidhur me Platformën për Konsultime Publike dhe funksionimin e saj si dhe me Rregulloren mbi Standardet Minimale të Konsultimit Publik.

Në këto takime, stafi i IKD-së i informoi pjesëmarrësit e trajnimit edhe për Ligjin për Qasje në Dokumente Publike, të drejtat e tyre përkitazi me këtë, si dhe rolin e Agjencisë për Informim dhe Privatësi. E po ashtu u informuan për punën e Qendrës për Ndihmë Juridike falas të IKD-së dhe mundësitë e përfitimit të ndihmës juridike falas në raste të ndryshme, për të cilat QNJ-IKD ofron ndihmë juridike falas.

Ndërkaq, si pjesë e diskutimit të hapur, u ngritën disa çështje dhe u adresuan pyetje konkrete në drejtim të ngritjes së vetëdijes për fusha konkrete, si: çështjen e pronave, regjistrimi civil, arsimimi, qasja në drejtësi dhe trajtimi i rasteve në gjykata, rastet e dhunës në familje dhe adresimi institucional i tyre, sfidat në punësim për komunitetet rom, ashkali, egjiptian dhe mundësitë që ofrohen në këtë drejtim, etj.

Ndryshe, takime të tilla IKD ka zhvilluar edhe në qytetet tjera, si atë të Fushë Kosovës, Prizrenit, Pejës dhe Ferizajt.

Ky aktivitet është zhvilluar në kuadër të projektit “Promovimi i të drejtave dhe lirive të komuniteteve rom, ashkali dhe egjiptian”, mbështetur nga Këshilli Danez për Refugjatë (DRC), me fonde nga Agjencioni Suedez për Bashkëpunim në Zhvillim Ndërkombëtar e përfaqësuar nga Ambasada Suedeze në Prishtinë.