IKD vazhdon sesionin informues dhe trajnimin për pjesëtarët e komuniteteve rom, ashkali dhe egjiptian, në rajonin e Pejës dhe atë të Ferizajt

IKD vazhdon sesionin informues dhe trajnimin për pjesëtarët e komuniteteve rom, ashkali dhe egjiptian, në rajonin e Pejës dhe atë të Ferizajt

IKD vazhdon sesionin informues dhe trajnimin për pjesëtarët e komuniteteve rom, ashkali dhe egjiptian, në rajonin e Pejës dhe atë të Ferizajt

Pejë 24 gusht 2022, Ferizaj 25 gusht 2022 – IKD ka vazhduar me organizmin e sesioneve informuese dhe trajnimit për pjesëtarët e komuniteteve rom, ashkali dhe egjiptian, në rajonin e Pejës dhe atë të Ferizajt.

Në këto dy rajone gjatë këtij organizimi, pjesëmarrësit u njoftuan më shumë lidhur me procesin e politikbërjes dhe ligjbërjes në Kosovë, si dhe me inicimi, hartimin dhe miratimin e ligjeve. Të njëjtit janë njoftuar lidhur me Platformën për Konsultime Publike dhe funksionimin e saj si dhe me Rregulloren mbi Standardet Minimale të Konsultimit Publik.

Gjatë këtyre dy ditëve stafi i IKD-së i informoi pjesëmarrësit e trajnimit edhe për Ligjin për Qasje në Dokumente Publike, të drejtat e tyre përkitazi me këtë, si dhe rolin e Agjencisë për Informim dhe Privatësi. E po ashtu u informuan për punën e Qendrës për Ndihmë Juridike falas të IKD-së dhe mundësitë e përfitimit të ndihmës juridike falas në raste të ndryshme, për të cilat QNJ-IKD ofron ndihmë juridike falas.

Ndërsa, si pjesë e diskutimit të hapur, u ngritën disa çështje dhe u adresuan pyetje konkrete në drejtim të ngritjes së vetëdijes për fusha konkrete, si: çështjen e pronave, regjistrimi civil, arsimimi, qasja në drejtësi dhe trajtimi i rasteve në gjykata, rastet e dhunës në familje dhe adresimi institucional i tyre, sfidat në punësim për komunitetet rom, ashkali, egjiptian dhe mundësitë që ofrohen në këtë drejtim, etj.

Ky aktivitet është zhvilluar në kuadër të projektit “Promovimi i të drejtave dhe lirive të komuniteteve rom, ashkali dhe egjiptian”, mbështetur nga Këshilli Danez për Refugjatë (DRC), me fonde nga Agjencioni Suedez për Bashkëpunim në Zhvillim Ndërkombëtar e përfaqësuar nga Ambasada Suedeze në Prishtinë.