Zgjedhjet e parakohshme 2021: Integriteti i listës zgjedhore të Lëvizjes Vetëvendosje

Zgjedhjet e parakohshme 2021: Integriteti i listës zgjedhore të Lëvizjes Vetëvendosje

Zgjedhjet e parakohshme 2021: Integriteti i listës zgjedhore të Lëvizjes Vetëvendosje

Prishtinë, 16 janar 2021 – Ekipi i monitoruesve dhe hulumtuesve të Institutit të Kosovës për Drejtësi (IKD) ka hulumtuar integritetin e kandidatëve të partive politike të përfshirë̈ në listat zgjedhore për zgjedhjet e parakohshme, të cilat do të mbahen më 14 shkurt 2021. Gjetjet e hulumtimit të IKD-së tregojnë̈ se në listën zgjedhore të Lëvizjes Vetëvendosje (LVV) nga 110 kandidatë për deputetë, janë 10 kandidatë me aktakuza dhe 2 kandidatë me dënime të plotfuqishme gjatë 3 viteve të fundit.

Duke qenë se IKD është e vetmja organizatë, e cila monitoron sistematikisht trajtimin e rasteve në sistemin e drejtësisë, në vazhdim pasqyron në mënyrë detajuar, të gjitha informacionet për këta kandidatë të LVV-së:

Emri i kandidatit për deputet Data e ngritjes së aktakuzës Vepra penale në aktakuzë Faza procedurale Lloji i aktgjykimit Data e dënimit Dënim i plotfuqishëm
Albin Kurti 16.12.2015 Përdorim i armës dhe pengim i personit zyrtar Aktgjykim i formës së prerë Dënues 18.09.2018 Po
Glauk Konjuca 22.02.2016 Përdorim i armës dhe pengim i personit zyrtar Në proces në shkallë të parë
Albulena Haxhiu (2 raste) Rasti 1: 16.12.2015

Rasti 2:

08.04.2016

Rasti 1 dhe 2: Përdorim i armës dhe pengim i personit zyrtar Rasti 1: Aktgjykim i formës së prerë

Rasti 2: Në proces në shkallë të parë

Rasti 1: Dënues

 

Rasti 1: 18.09.2018 Rasti 1: Po
Arbërie Nagavci / Përdorim i armës dhe pengim i personit zyrtar Në proces në shkallë të parë
Mimoza Kusari – Lila 10.04.2020 Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar Në proces në shkallë të parë
Xhelal Svecla / Përdorimi i armës apo mjetit të rrezikshëm Në proces në shkallë të parë
Fitore Pacolli / Përdorim i armës dhe pengim i personit zyrtar Në proces në shkallë të parë
Valon Ramadani / Përdorimi i armës apo mjetit të rrezikshëm Në proces në shkallë të parë
Jetmire Vrenezi 20.12.2019 Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar Në proces në shkallë të parë
Drita Millaku / Përdorimi i armës apo mjetit të rrezikshëm Në proces në shkallë të parë
Ekrem Mustafa 21.03.2017 “Rrezikim i trafikut publik” Në proces në shkallë të parë
Sali Zyba Rasti 3: /

Rasti 4: 23.01.2017

Rasti 1: Përdorim i armës; Rasti 2: “Sulm ndaj personit zyrtarë, gjatë kryerjes së detyrave zyrtare ” Rasti 1 dhe 2: Në proces

IKD vazhdimisht ka avokuar për dekriminalizimin e skenës politike, duke kërkuar nga partitë politike që të ngrisin integritetin e listave zgjedhore me kandidatë që nuk kanë probleme me ligjin.

IKD thekson se këto të dhëna janë mbledhur nga monitorimi sistematik i seancave gjyqësore publike. Pra, ka mundësi, sikurse ka ndodhur në praktikën gjyqësore, që të ketë aktakuza të ngritura ndaj politikanëve të caktuar, që mund të jenë në këto lista, por të cilat nuk janë bërë publike ende. Gjithsesi, IKD do të hulumtojë edhe ditët në vazhdim, për të kompletuar secilin informacion mbi secilin kandidatë që gjendet në listat zgjedhore.

IKD do të publikojë të dhënat e te gjithë kandidatëve që janë në listat zgjedhore të të gjitha partive politike dhe koalicioneve, duke u bazuar në të dhënat e monitorimit nga sistemi i drejtësisë.