Drejtori i INL për Kosovë, z. Shawn Waddoups, viziton IKD-në

Drejtori i INL për Kosovë, z. Shawn Waddoups, viziton IKD-në

Drejtori i INL për Kosovë, z. Shawn Waddoups, viziton IKD-në

Prishtinë, 20 nëntor 2019 – Drejtuesit e Institutit të Kosovës për Drejtësi (IKD), të premtën, kanë pritur për vizitë në zyrat e IKD-së, Drejtorin e ri të Byrosë së Narkotikëve Ndërkombëtar dhe Çështjeve të Zbatimit të Ligjit (INL) të Departamentit të Shtetit Amerikan, z. Shawn Waddoups.

Drejtori i IKD-së, z. Ehat Miftaraj ka prezantuar punën e IKD-së dhe rezultatet konkrete të arritura gjatë vitit 2019, me theks të veccantë në kuadër të Projektit të mbështetur nga INL – Departamenti i Shtetit Amerikan “Kërko Drejtësi: Fuqizimi i qasjes në drejtësi në Kosovë”. “Gjatë vitit 2019, IKD ka publikuar 24 raporte të ndryshme hulumtuese dhe analitike si rezultat i monitorimit dhe hulumtimit sistematik në sistemin e drejtësisë. Deri në fund të vitit do të publikohen edhe katër hulumtime të mëdha, të cilat luajnë rol të rëndësishëm në identifikimin e problemeve në sistemin e drejtësisë, vlerësimin e sfidave dhe ofrimin e rekomandimeve konkrete për t’i zgjidhur ato. Pjesa dërrmuese e këtyre rezultateve konkrete janë si rezultat i mbështetjes së INL-it, i cili përgjatë këtij viti ka qenë donatori kryesor i organizatës tonë”, tha Miftaraj.

Miftaraj theksoi se IKD ka qenë aktive përgjatë këtij viti në të gjitha programet e IKD-së, duke arritur objektivat për vitin 2019. “Puna jonë, zhvillohet përmes strukturës programatike. Kemi shtatë programe në kuadër të IKD-së, përmes së cilave punojmë në përmbushjen e misionit të organizatës për forcimin e sundimit të ligjit dhe përmirësimin e qasjes së qytetarëve në drejtësi”.

Drejtori Miftaraj shtoi se gjatë viti 2019, IKD ka arritur rezultate konkrete në procesin e ligjbërjes, duke qenë në secilin grup punues të përfaqësuar në hartimin e legjislacionit për drejtësi. “Në procesin e bërjes së ligjeve kemi dhënë kontribut konkret pothuajse në të gjitha ligjet në fushën e sistemit të drejtësisë, duke qenë organizata e vetme që kemi monitoruar sistematikisht të gjitha si: penale, civile dhe administrative për këto fusha kemi publikuar hulumtime dhe analiza për herë të parë si organizatë vendore, pastaj në kuadër të programit antikorrupsioni janë shënuar rezultate konkrete në llogaridhënie të sistemit të drejtësisë, në programin e drejtësisë në zgjedhje kemi ofruar input konkret për organet e drejtësisë për trajtimin e rasteve të zgjedhjeve, në programin e edukimit kemi vazhduar me trajnime pro bono për zbatuesit e ligjit, avokatinë si dhe studentët e juridikut dhe gazetarisë, ndërsa në programin e medias e kemi fuqizuar komponentën e gazetarisë hulumtuese përmes platformës “Betimi për Drejtësi”’.

Drejtori i INL për Kosovë, z. Shawn Waddoups, ka vlerësuar punën dhe ndikimin e IKD-së në kuadër të programeve të saj për të monitoruar dhe ofruar mbështetje për proceset e rëndësishme të fushës së sundimit të ligjit me theks të veccantë në sistemin e drejtësisë.