KONKURS PËR PUNË: Monitorues/Hulumtues në Institutin e Kosovës për Drejtësi

KONKURS PËR PUNË: Monitorues/Hulumtues në Institutin e Kosovës për Drejtësi

KONKURS PËR PUNË: Monitorues/Hulumtues në Institutin e Kosovës për Drejtësi

VENDE TË LIRA PUNE:

Monitorues/Hulumtues në Institutin e Kosovës për Drejtësi

21/11/2019

KONKURS PËR PUNË

Ju që konsideroni për të aplikuar në këtë konkurs, sigurohuni që e kuptoni drejtë misionin dhe vlerat që promovon shoqëria civile. Inkurajohen të aplikojnë vetëm personat profesionistë, kreativ dhe shumë entuziastë, të cilët kanë qasje proaktive në ndërtimin dhe promovimin e vlerave në fushën e sundimit të ligjit. IKD është vend i mundësive për ide të reja, avansim profesional dhe për të ju ofruar mundësi që përmes aktivizmit qytetarë të ndikoni drejtpërdrejtë në përmirësimin e zhvillimit dhe zbatimit të drejtë të politikave në fushën e sundimit të ligjit në Kosovë. Për të arritur këtë ndikim, kërkohen persona profesionistë që kanë ideale, besojnë dhe punojnë pakursyer për të kërkuar drejtësi dhe qasje të barabartë në drejtësi për të gjithë qytetarët. IKD inkurajon fuqishëm të gjithë ata persona që nuk e gjejnë vetën në këto vlera që mos të kandidojnë në këtë konkurs.

Për të gjithë ata persona që i bashkohen vlerave të lartë shënuara, IKD ofron mundësi të barabarta që t’i bashkohen ekipit tonë në këto pozita:

MONITORUES/HULUMTUES TË SISTEMIT TË DREJTËSISË

  1. MONITORUES/HULUMTUES NË PRIZREN
  2. MONITORUES/HULUMTUES NË GJILAN
  3. MONITORUES/HULUMTUES NË MITROVICË TË VERIUT

PËR POZITËN MONITORUES/HULUMTUES DETYRAT DHE PËRGJEGJËSITË KRYESORE TË PUNËS JANË:

– Monitorimi i institucioneve publike (me fokus në sistemin e drejtësisë);
– Hulumtimi në teren, mbledhja dhe analiza e të dhënave primare dhe sekondare të hulumtimeve;
– Monitorimi, hulumtimi dhe raportimi në baza ditore nga gjykatat, prokuroritë, policia, etj;
– Hulumtimi dhe raportimi për tema problemore në fushën e sundimit të ligjit;
– Hulumtim ligjor;
– Shkrimi i raporteve dhe analizave ligjore në fushën e sundimit të ligjit;

Edukimi dhe shkathtësitë:
– Së paku studimet bachelor në Fakultetin Juridik;
– Shkathtësi të larta të shkrimit akademik
– Njohje e shkëlqyeshme e gjuhës angleze
– Përparësi përvoja në projekte hulumtuese

Dokumentet e aplikimit:
– CV personale
– Letër e motivimit (në gjuhën shqipe dhe angleze)
– Letër e rekomandimit

Jemi në kërkim të personave të interesuar për të punuar në një mjedis kreativ dhe sfidues pune, me një ekip të ri, të motivuar dhe profesional, me mundësi për t’u avancuar në fusha akademike e profesionale si dhe me mundësi reale për të ndikuar drejtpërdrejt politikën publike në fushën e sundimit të ligjit në Kosovë. IKD është vend i mundësive të barabarta andaj inkurajohen femrat si dhe komunitetet jo-shumicë në Kosovë që të aplikojnë.

Aplikacionet pranohen deri më 28 nëntor 2019 në orën 17:00, dhe ato duhet të dërgohen në e-mailin: info@kli-ks.org me titull: Aplikim për Monitorues/Hulumtues për cilin rajon aplikoni, psh nëse aplikoni për Prizren atëherë subjekti duhet të shkruhet “Aplikim për Monitorues/Hulumtues në Prizren”, etj.

Vetëm kandidatët e përzgjedhur në bazë të dokumenteve të aplikimit do të ftohen për tu intervistuar.