Paneli Këshillëdhënës i Ekspertëve Ligjor në Republikën e Kosovës (LEAP Kosova) mban takimin e parë të grupit punues, koordinohen për aktivitetet e ardhshme

Paneli Këshillëdhënës i Ekspertëve Ligjor në Republikën e Kosovës (LEAP Kosova) mban takimin e parë të grupit punues, koordinohen për aktivitetet e ardhshme

Paneli Këshillëdhënës i Ekspertëve Ligjor në Republikën e Kosovës (LEAP Kosova) mban takimin e parë të grupit punues, koordinohen për aktivitetet e ardhshme

Prishtinë, 23 shtator 2019 – Paneli Këshillëdhënës i Ekspertëve Ligjor në Republikën e Kosovës (LEAP Kosova), të hënën, ka mbajtur takimin e parë të grupit punues.

Në këtë takim ishin të pranishëm anëtarët z. Ehat Miftaraj dhe z. Anton Ndrecaj nga organizatat e shoqërisë civile, znj. Luljeta Plakolli Kasumi dhe znj. Gjylbehare Murati nga fusha akademike si dhe z. Kushtrim Palushi nga avokatia, ndërsa munguan znj. Albulena Ukimeri nga fusha akademike dhe z. Kujtim Kërveshi nga avokatia. E pranishme ishte edhe znj. Venera Ramaj, përfaqësuese e Ambasadës Holandeze.

Në këtë takim të parë të grupit punues të anëtarëve të LEAP Kosova është diskutuar për hapat e ardhshëm dhe aktivitetet e LEAP Kosova. Ndër aktivitetet e para që do të zhvillohen në kuadër të LEAP Kosova është koordinimi me të gjithë akterët institucional lidhur me publikimin e raportit që ka të bëjë me “Avancimin e të drejtave të pandehurve në procedurë penale”, si dhe përpilimi i dokumenteve strategjike për funksionimin dhe zhvilimin e aktiviteteve të LEAP Kosova.

LEAP Kosova do të angazhohet në hulumtimin dhe promovimin e praktikave në Kosovë që për qëllim kanë respektimin e të drejtave të të pandehurve në procedurë penale për një gjykim të drejtë.

Instituti i Kosovës për Drejtësi në bashkëpunim me CLARD, Fair Trials Europe dhe Komitetin  e Helsinkit, janë në proces të zbatimit të projektit “Avancimi i të drejtave të pandehurve në procedurë penale”, mbështetur nga Ambasada Holandeze në Prishtinë përmes Projektit MATRA.

Qëllimi i këtij projekti është promovimi i të drejtave të të pandehurve për një proces gjyqësor të drejtë në Kosovë. IKD përmes këtij projekti në bashkëpunim me CLARD, Fair Trials Europe dhe Komitetin  e Helsinkit kanë themeluar Panelin Këshillëdhënës të Ekspertëve Ligjor në Republikën e Kosovës (LEAP Kosova), i cili është në proces të anëtarësimit në Rrjetin e Ekspertëve Ligjor Evropian të Fair Trials (LEAP).