Vende të lira pune: Monitorues/Hulumtues në Institutin e Kosovës për Drejtësi
11/09/2015
KONKURS PËR PUNË
Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD) është duke kërkuar kolegë të motivuar për punë dhe entuziastë për t’iu bashkuar ekipit tonë në këto pozita:
1. MONITORUES/HULUMTUES
2. GAZETAR
PËR POZITËN MONITORUES/HULUMTUES DETYRAT DHE PËRGJEGJËSITË KRYESORE TË PUNËS JANË:
– Monitorimi i institucioneve publike (me fokus në sistemin e drejtësisë);
– Hulumtimi në teren, mbledhja dhe analiza e të dhënave primare dhe sekondare të hulumtimeve;
– Shkrimi i raporteve dhe analizave në fushën e sundimit të ligjit;
Edukimi dhe shkathtësitë:
– Së paku studimet bachelor në Fakultetin Juridik;
– Shkathtësi të larta të shkrimit akademik
– Njohje e shkëlqyeshme e gjuhës angleze
– Përvojë në projekte hulumtuese
Dokumentet e aplikimit:
– CV personale
– Letër e motivimit
– Letër e rekomandimit
PËR POZITËN GAZETAR DETYRAT DHE PËRGJEGJËSITË KRYESORE TË PUNËS JANË:
– Hulumtimi informatave dhe të dhënave në terreni;
– Hulumtimi i storieve në terren;
– Përgatitja e skenarëve dhe realizimi i storieve hulumtuese dhe analitike;
Edukimi dhe shkathtësitë:
– Së paku studimet bachelor në Fakultetin e Gazetarisë apo shkencave shoqërore;
– Shkathtësi të larta të shkrimit akademik;
– Njohje e shkëlqyeshme e gjuhës angleze;
– Përvojë pune në gazetari apo projekte hulumtuese;
Dokumentet e aplikimit:
– CV personale
– Letër e motivimit
– Letër e rekomandimit
Jemi në kërkim të personave të interesuar për të punuar në një mjedis kreativ dhe sfidues pune, me një ekip të ri, të motivuar dhe profesional, me mundësi për t’u avancuar në fusha akademike e profesionale si dhe me mundësi reale për të ndikuar drejtpërdrejt politikën publike në fushën e sundimit të ligjit në Kosovë. IKD është vend i mundësive të barabarta andaj inkurajohen femrat si dhe komunitetet jo-shumicë në Kosovë që të aplikojnë.
Aplikacionet pranohen deri më 18 shtator 2015 në orën 17:00, dhe ato duhet të dërgohen në e-mailin:
info@kli-ks.org me titull: Aplikim për Monitorues/ Hulumtues apo Aplikim për Gazetar.