Prishtinë, 22 korrik 2022 – Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD) ka mirëpritur në vizitë znj. Lisa A. Johnson, Zëvendës Ndihmës Sekretare e Shtetit për Çështjet Ndërkombëtare të Narkotikëve dhe Zbatimit të Ligjit. Gjatë vizitës ajo është njoftuar në lidhje me aktivitetet e IKD-së në kuadër të tetë programeve të saj, duke përfshirë aktivitetet në bërjen e ligjeve, sundimin e ligjit, antikorrupsionin, qeverisjen e mirë, qasjen në drejtësi, drejtësinë në zgjedhje, edukimin dhe median. Në kuadër të kësaj vizite është zhvilluar edhe një intervistë ekskluzive me znj. Johnson, e cila do të transmetohet në KTV të martën prej orës 20:10 minuta në emisionin debatues Tempus.