Betim Musliu nga IKD, ka thënë se numri kaq i madh i rasteve të korrupsionit është pasojë e mostrajtimit të kësaj çështje si prioritet.
“Këto raste nuk janë zgjidhur dhe kjo dëshmon se prokurorët nuk i kanë trajtuar asnjëherë deri më tani me prioritet rastet e korrupsionit dhe se këto raste nuk janë reprezentative për veprimtaritë e vërteta të korrupsionit, të cilat ndodhin përditë në Kosovë, sepse ka shumë raste, sidomos të profileve të larta, të cilat për 1 milion arsye subjektive nuk ndiqen fare”.
Musliu ka kritikuar prokurorinë dhe prokurorët të cilët, sipas tij, “kanë fjetur në lëndët e korrupsionit”.