Zyrtarë të lartë publikë, të përfshirë në lëndët për korrupsion

Zyrtarë të lartë publikë, të përfshirë në lëndët për korrupsion

Betim Musliu nga IKD, ka thënë se numri kaq i madh i rasteve të korrupsionit është pasojë e mostrajtimit të kësaj çështje si prioritet.

“Këto raste nuk janë zgjidhur dhe kjo dëshmon se prokurorët nuk i kanë trajtuar asnjëherë deri më tani me prioritet rastet e korrupsionit dhe se këto raste nuk janë reprezentative  për veprimtaritë e vërteta të korrupsionit, të cilat ndodhin përditë në Kosovë, sepse ka shumë raste, sidomos të profileve të larta, të cilat për 1 milion arsye subjektive nuk ndiqen fare”.

Musliu ka kritikuar prokurorinë dhe prokurorët të cilët, sipas tij, “kanë fjetur në lëndët e korrupsionit”.