Dënohet Kryeinspektori i Minierave për Marrje Ryshfeti (TV)

Dënohet Kryeinspektori i Minierave për Marrje Ryshfeti (TV)

Kryeinspektori i minierave kishte marrë 1 mijë euro nga një pronar separacioni, i cili më pastaj ishte bërë dyshimtari kryesor i këtij rasti. Kryeinspektori ka pranuar fajin dhe ka kërkuar falje, por avokati i tij nuk është i pajtimit me lartësinë e dënimit dhe ka paralajmëruar ankesë.

Nuredin Bislimi, ish kryeinspektor në Inspektoratin e Minierave dhe Mineraleve është dënuar të hënën nga Gjykata Themelore në Pejë, me 10 muaj burgim dhe me 2.000 euro gjobë, si dhe me dënimin plotësues: ndalim i ushtrimit të detyrës në afat prej 3 vjetësh.