Zgjedhjet e parakohshme 2021: Integriteti i listës zgjedhore të Nismës Socialdemokrate

Zgjedhjet e parakohshme 2021: Integriteti i listës zgjedhore të Nismës Socialdemokrate

Zgjedhjet e parakohshme 2021: Integriteti i listës zgjedhore të Nismës Socialdemokrate

Prishtinë, 17 janar 2021 – Ekipi i monitoruesve dhe hulumtuesve të Institutit të Kosovës për Drejtësi (IKD) ka hulumtuar integritetin e kandidatëve të partive politike të përfshirë në listat zgjedhore për zgjedhjet e parakohshme, të cilat do të mbahen më 14 shkurt 2021.

Gjetjet e hulumtimit të IKD-së tregojnë se në listën zgjedhore të Nismës Socialdemokrate, nga 110 kandidatë për deputetë, rezulton se dy (2) prej tyre janë të dënuar aktgjykim të formës së prerë në tri (3) vitet e fundit derisa dy (2) kandidat janë me aktakuza aktive.

Duke qenë se IKD është e vetmja organizatë, e cila monitoron sistematikisht trajtimin e rasteve në sistemin e drejtësisë, në vazhdim pasqyron në mënyrë detajuar, të gjitha informacionet për këta kandidatë të Nismës Socialdemokrate.

Kandidati për deputet Data e ngritjes së aktakuzës Vepra penale në aktakuzë Faza procedurale Lloji i aktgjykimit Data e vendosjes Vendim i plotfuqishëm
Endrit Shala 30.11. 2017 Përdorim i armës Aktgjykim i formës së prerë Dënues – 2400 euro gjobe 30.07.2019 PO
Endrit Shala 10.02. 2020 Lëndim i lehtë trupor Ndërmjetësim      
Aziz Thaqi / Mos raportimi ose raportimi i rremë i pasurisë, i të ardhurave, i dhuratave, i dobisë tjetër materiale ose i detyrimeve financiare Aktgjykim i formës së prerë Dënues – 6 muaj burgim me kusht dhe 600 euro gjobë 18.09.2019 PO
Besnik Berisha 20.5.2016 Zbulim i fshehtësisë zyrtare Në proces      

Tabela 1: Kandidatët e Nismës Socialdemokrate për deputet me aktakuza si dhe dënime në tri (3) vitet e fundit.

IKD në listën zgjedhore të Nismës Socialdemokrate ka identifikuar edhe të paktën një (1) kandidatë për deputet, i cili është dënuar para më shumë se tre (3) viteve.

Kandidati për deputet Data e ngritjes së aktakuzës Vepra penale në aktakuzë Faza procedurale Lloji i aktgjykimit Data e vendosjes Vendim i plotfuqishëm
Zafir Berisha 27.03 2014 Lidhje e paautorizuar në shërbime Aktgjykim i formës së prerë  Dënues – 140 euro gjobë 20.08. 2015 PO

Tabela 2: Kandidatët e Nismës Socialdemokrate me dënime më të vjetra se tri (3) vjet.

IKD vazhdimisht ka avokuar për dekriminalizimin e skenës politike, duke kërkuar nga partitë politike që të ngrisin integritetin e listave zgjedhore me kandidatë që nuk kanë probleme me ligjin.

IKD thekson se të dhënat janë mbledhur nga monitorimi sistematik i seancave gjyqësore publike. Pra, ka mundësi, sikurse ka ndodhur në praktikën gjyqësore, që të ketë aktakuza të ngritura ndaj politikanëve të caktuar, që mund të jenë në këto lista, por të cilat nuk janë bërë publike ende.

Gjithsesi, IKD do të hulumtojë edhe ditët në vazhdim, për të kompletuar secilin informacion mbi secilin kandidatë që gjendet në listat zgjedhore.

IKD do të publikojë të dhënat e te gjithë kandidatëve që janë në listat zgjedhore të të gjitha partive politike dhe koalicioneve, duke u bazuar në të dhënat e monitorimit nga sistemi i drejtësisë.